Bashkimi Evropian i ka përcaktuar qartë kriteret e anëtarësimit të Serbisë.
Kriteret janë të renditura një nga një në dokumentin për hyrjen në BE e cila buron nga Konferenca Ndërqeveritare e mbajtur më 21 janar 2014 në Bruksel.
Kështu u bë e ditur për Klankosova.tv nga Zëdhënësja e Këshillit të Bashkimit Evropian për çështje të përgjithshme, Maria Ruiz Nievas.
Ruiz-Nievas tha se kushtet e pranimit bazohen në kapitullin e 23-të të këtij dokumenti.
Në dokument përmendet edhe zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialogun Kosovë-Serbi dhe të respektimi i plotë i parimeve të bashkëpunimit rajonal.
“Bashkimi Evropian pret që Serbia të zbatojë në mirëbesim të gjitha marrëveshjet e arritura me Kosovën. Respektimi i plotë i parimeve të bashkëpunimit rajonal dhe gjithëpërfshirës”.
Në pikat e tjera të dokumentit specifikohet se shteti serb duhet që për çështjet e pazgjidhura me Kosovën të ulet dhe të diskutojë në dialog.
Tutje përmendet fakti se Serbia duhet po ashtu të bashkëpunojë në mënyrë efektive që të sigurojë zbatimin e mandatit të plotë të Misionit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX), në tërë Kosovën.
“Zgjidhe përmes dialogut dhe frymës së kompromisit të çështjeve të tjera të pazgjidhura, dhe të bashkëpunojnë në teknikat e nevojshme dhe në çështjet juridike me Kosovën”.
“Bashkëpunimi në mënyrë efektive me EULEX-in dhe kontribuimi në mënyrë aktive për ekzekutimin e plotë të mandatit në të gjithë Kosovën”.
Sipas këtij dokumenti normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë trajtohet në kapitullin e 35-të, si një çështje specifike, e cila duhet të trajtohet gjatë gjithë kohës.
Tutje theksohet se avancimi i negociatave me BE-në vlerësohet në bazë të katër kritereve:
– Qëndrueshmëria e institucioneve që garantojnë demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut respektimin dhe mbrojtjen e pakicave;
– Ekzistimi i një ekonomie të tregut e cila funksionon dhe është e aftë për të përballuar presionin konkurrues dhe forcën e tregut brenda Bashkimit Evropian;
– Aftësia për të marrë përsipër detyrimet e anëtarësimit, përfshirë bashkimin politik, ekonomik dhe monetar dhe kapaciteti për të zbatuar në mënyrë efektive ligjet acquis, që janë obligative për të gjithë anëtarët.
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...