Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës në mbledhjen e rregullt të mbajtur sot, duke iu referuar zhvillimeve të fundit lidhur me problemin e ngacmimeve seksuale adresoi disa veprime.
Përmes një kumtese për medie njofton se ka ftuar gjithë personelin dhe studentët, që rastet e pretenduara të çfarëdo lloj ngacmimi t’i referohen Kodit të Etikës, të cilën e kanë paraqitur me nen të caktuar.
Njoftimi i plotë nga Këshilli Drejtues:
1. Këshilli Drejtues duke qenë i përkushtuar për krijimin e një ambienti të denjë dhe të respektueshëm për të gjithë studentët dhe personelin fton të gjitha palët, që rastet e pretenduara të çfarëdo lloji ngacmimi apo diskriminimi t`i referohen nenit 8, pika 3 dhe 4 të Kodit të Etikës 1/751 të datës 19.07. 2013.
2. Këshilli Drejtues obligon Këshillin e Etikës që në kuadër të përgjegjësive të tij rastet e tilla të ngacmimeve dhe diskriminimit t`i adresoj me prioritet të lartë sipas dispozitave të Rregullores së Këshillit Etik.
3. Këshilli Drejtues me mbështetjen e UNDP-së është në proces të hartimit të Planit të Integritetit të Universitetit të Prishtinës, ku kjo problematikë do të ketë trajtimin e veçantë.
“Universiteti i Prishtinës ka rregulloret dhe mekanizmat e vet institucional funksional për adresimin e këtyre çështjeve. Në frymën e transparencës dhe bashkëpunimit Universiteti i Prishtinës është i hapur për organizatat e studentëve dhe shoqërinë civile për parandalimin e kësaj dukurie dhe krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për studentët dhe personelin”, përfundon njoftimi.
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%