Ajri i ndotur është bërë shqetësim për qytetarët. Ekspozimi ndaj një ajri (i ndotur) të tillë ka bërë që spitalet të kenë numër më të madh të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore.
Pjesë e grupmoshave më të ndikuara nga ajri i ndotur janë fëmijët. Sipas Faton Krasniqit Neonatolog-Pediatër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ajri i ndotur prek shumë fëmijët e sidomos ata me sëmundje kronike të mushkërive si është astma.
“Çdo fëmijë deri në moshën 2 vjeçare ka mesatarisht katër deri në gjashtë epizode të infeksionit të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Më shumë paraqiten gjatë vjeshtës dhe dimrit. Në paraqitjen e këtyre infeksioneve kanë rëndësi faktorët imunologjikë të fëmijës dhe faktorët e mjedisit si ekspozimi ndaj ajrit të ndotur, tymit të duhanit apo qëndrimit në vende kolektive“, tha Krasniqi.
Sipas doktorit fëmijët janë më të ndjeshëm ndaj ajrit të ndotur sidomos në vendet urbane dhe me trafik të madh.
“Ndikimi i ajrit të ndotur në traktin respirator të fëmijëve është bërë një shqetesim i madh që po ndikon drejtëpërdrejtë në shëndetin e fëmijëve. Dëmet në cilësinë e ajrit shkaktojnë ndryshime të pafavorshme në traktet e poshtëme të frymëmarrjes te fëmijet më të ndjeshëm”, tregon doktori Krasniqi.
“Te fëmijët, ndotja e ajrit mund të shkaktojë, të kontribuojë ose përkeqësojë sëmundjet e frymëmarrjes, sidomos ata me astme bronkiale. Ekspozimi i fëmijëve ndaj ndotjes së ajrit që lidhet me trafikun është shqetësimit i madh, dhe merret si faktor etiologjik i sëmundjeve të traktit respirator të fëmijëve” thotë Krasniqi.
Doktor Krasniqi thotë se ka arsye të provuara se përse fëmijët janë më të prirur për të reaguar ndaj ajrit të ndotur.

Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...