Shumë pak njerëz i kanë parasysh interesat tuaja – disa nga ata njerëz mund jenë familjarët dhe prindërit.
Në momente të krizave në një lidhje, disa njerëz mund t’ju sugjerojnë zgjidhje të pasakta sepse mund të dëshirojnë që gjërat të bëhen më keq se që janë, transmeton Telegrafi.
Në raste tjera qëllimi i tyre ka mundur të jetë i mirë, por rrethanat e tyre kanë qenë më të ndryshme nga ato tuajat.
Prandaj, duke marrë parasysh këto, më poshtë e gjeni një listë me këshillat e zakonshme sa i përket lidhjeve të cilat më mirë është t’i shmangni.
Epo, është vërtetë se paraja e bën jetën më të lehtë, por a është kriteri i vetëm që ju nxitë ta lini partnerin aktual dhe ta kërkoni një më të mirë? Sipas psikologëve, ky mendim nuk është aspak i mirë për një lidhje të fortë dhe të qëndrueshme.
Duhet gjithmonë ta gjeni dikë me të cilin ndiheni mirë.
Sipas psikologëve, çdo lidhje kalon në faza të ndryshme dhe vjen një kohë kur romanca nuk është më primare dhe fazat tjera bëhen më të rëndësishme. Normalisht se ka vite ku e keni dashuruar njëri-tjetrin tmerrësisht, por nuk është e mundshme që gjithmonë të keni atë pozitë romantike.
Kjo ndoshta është këshilla më e keqe që mund t’ia dhuroni dikujt, sepse mungesa e komunikimit asnjëherë nuk i zgjidhë problemet. Konfliktet janë pjesë e çdo lidhje dhe mënyra më e mirë për t’i zgjidhur ato është duke i diskutuar në mënyrë që ta kuptoni këndvështrimin e njëri-tjetrit. /Telegrafi/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...