Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike, KESCO Energy njofton se 14 për qind e konsumatorëve kanë faturë 100 euro ose më tepër nga 400 mijë konsumatorëve që u janë lexuar njehsorët deri me tani.
Në njoftim tutje thuhet se 86 për qind prej tyre, janë fatura nën 100 euro, transmeton Arbresh.info.
“400 mijë konsumatorëve deri me tani u janë lexuar njehsorët. 86% prej tyre kanë pranuar fatura nën 100€. Pra, nga numri total i leximeve, del që vetëm 14% e konsumatorëve kanë fatura 100€ ose më tepër”, thuhet në njoftim.
KESCO bënë të ditur se edhe ato fatura që janë në shpenzim më të madh, bëhet fjalë për dy shërbime në një, pra për furnizim me energji elektrike dhe për ngrohje.
“Ngrohja është shpenzues i madh i energjisë elektrike dhe në bazë të analizave që ekspertët e kompanisë i kanë bërë, në Kosovë konsumatorët që ngrohen me energji elektrike, ngrohja ua merr mbi 70% të konsumit”, thuhet në fund të njoftimit./Arbresh.info
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...