Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) njofton se ka filluar të zbatojë sistemin e ri të rikyçjes automatike për konsumatorët që kanë pasur ndërprerje të furnizimit me energji elektrike dhe kanë realizuar pagesat e tyre.
Sipas KESCO-s, ky sistem eleminon nevojën për paraqitjen e kërkesave manuale për rikyçje pas realizimit të pagesës, transmeton Arbresh.info.
“Pas një periudhe testimi të suksesshme, KESCO ka vendosur të zbatojë këtë procedurë automatike për të përmirësuar efikasitetin dhe për të ofruar një shërbim më të shpejtë dhe më të thjeshtë për konsumatorët. Kjo do të mundësojë që pas çdo pagese të plotë nga konsumatori i cili është shkyçur nga rrjeti elektrik për mos-pagesë, kërkesa per rikyçje do të procedohet automatikisht, pa pasur nevojë të paraqesë kërkesë tek Kujdesi për Konsumatorë”, thuhet në njoftim.
“Ky zhvillim pritet të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë dhe pozitiv, duke shkurtuar kohën e pritjes për trajtimin manual të kërkesave përmes ofrimit të shërbimeve të modernizuara dhe të thjeshta. Por, pavarësisht nga automatizimi i procesit, është e rëndësishme të theksohet se rikyçja ka një periudhë ligjore që të realizohet brenda 24 orësh pas përditësimit të statusit të pagesës. Inkurajojmë konsumatorët të respektojnë afatin e pagesave për të shmangur ndërprerjet e furnizimit me energji elektrike”, thuhet tutje në njoftim.
Me këtë hap të ri, KESCO synon përmirësimin e shërbimit ndaj konsumatorëve dhe një menaxhim më efikas të proceseve të brendshme, duke ofruar një eksperiencë më të lehtë dhe më të shpejtë për të gjithë konsumatorët. Gjithashtu, ky zhvillim është një hap i rëndësishëm për kompaninë në misionin për të ofruar shërbime më të mira dhe më të shpejta për konsumatorët tanë./Arbresh.info
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën