Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka bërë të ditur se rreth 1 milionë euro energji po importohen çdo ditë për mbuluar kërkesën për energji elektrike.
Përmes një njoftimi për media thuhet se furnizimi me energji elektrike po vështirësohet pasi që duhet të blihet energjia nga jashtë me kosto të shtuar, përcjell Arbresh.info.
Sipas KESCO kjo po ndodh për shkak të temperaturave ekstreme të larta.
“Në rëndimin e situatës po ndikon edhe fakti që njësia B1 e KEK-ut është në remont të planifikuar vjetor, duke bërë që prodhimi vendor të reduktohet me së paku 250 MË. Pra, aktualisht Kosova nuk po prodhon më tepër se 500 MË. Ndërsa, diferenca ndërmjet prodhimit dhe kërkesës po mbulohet nga importi. E edhe çmimet e importit janë rritur shumë ditëve të fundit. Në berzat e rajonit tonë çmimet po sillen mbi 200 euro për megavat. Kjo po e vështirëson shumë situatën pasi duhet blerë energji nga jashtë me kosto të shtuar”, thuhet në njoftim.
“Deri tek kjo ka ardhur pasi gjatë këtyre ditëve situata elektroenergjetike është vështirësuar tej mase nga disa faktorë. Fillimisht është rritur kërkesa tej mase si pasojë e temperaturave ektreme të ngrohta që po mbizotërojnë në vendin tonë, duke bërë që kërkesa në kohë piku të kalojë mbi 800 megavatë, dukshëm mbi mesataren e kësaj periudhe. Kjo për shkak të përdorimit masiv të kondicionerëve anekënd Kosovës. KESCO mbetet e përkushtuar që ti furnizojë konsumatorët pa ndërprerje me energji elektrike. Por, kërkon nga të gjithë që të kursejnë maksimalisht energjinë elektrike, si një produkt që është jetik për të gjithë sidomos në kohën e kushteve ekstreme atmosferike”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info
“Ky është një titull i fuqishëm”, sot hapet eksp...
Vullneti: Frika më e madhe që e kam është me humb aftësinë m...
Raphinha, lideri që po udhëheq Barcelonën drejt suksesit kët...
“K’cimi i Tropojës” në UNESCO, Kumbaro: Krenari kombëtare, t...
PDK thërret konferencë për media, s’dihet arsyeja
Aeroporti i Prishtinës me aktivitet ndërgjegjësimi kundër dh...