Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka njoftuar se me uljen e temperaturave, është rritur edhe kërkesa për konsum të energjisë elektrike e cila sipas KESCO-s, po përdoret për ngrohje
Siç thuhet në njoftim, ditët e para të nëntorit tregojnë një rritje të kërkesës për rreth 18% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, përcjell Arbresh.info.
Për këtë çështje, KESCO ka kërkuar kursim maksimal të energjisë elektrike.
Njoftimi i plotë:
Gjatë këtyre ditëve është ftohur koha në Kosovë. Kjo ka rezultuar me rritje të menjëhershme të kërkesës për energji elektrike, e cila po përdoret për ngrohje.
Ditët e para të nëntorit tregojnë një rritje të kërkesës për rreth 18 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kur ende nuk kemi hyrë në dimër, kërkesa ka shkuar në mbi 1100 megavat për orë në kohë pikut.
Por, konsumatorët duhet ta kenë parasysh që Kosova ka tarifa që e nxisin kursimin e energjisë elektrike. Pra, sa më pak harxhojnë, aq më pak paguajnë jo vetëm si sasi, por edhe si çmim.
Tarifat janë të ndara në dy blloqe kryesore sa i përket shpenzimit: deri në 800 kWh dhe mbi 800 kWh. Çmimet janë dukshëm më të larta për shpenzimin mbi 800 kWh. Prandaj, konsumatorët duhet ta kenë parasysh këtë dhe ta kursejnë maksimalisht energjinë elektrike.
Evitimi i ngrohjes me energji elektrike është shumë i këshillueshëm për hapësirat e banimit ku kjo është e mundshme.
Por, aty ku nuk është e mundshme, ndër metodat e kursimit është përdorimi i pajisjeve efiçiente, sikurse edhe përdorimi i ngrohjes në mënyrë efiçiente, duke mos krijuar temperatura shumë të larta.
Gjatë krizës energjetike, shumë vende evropiane e patën kufizuar temperaturën e brendshme të mos jetë gjatë dimrit mbi 19 gradë celsius. Kjo temperaturë llogaritet që ofron ngrohje të mjaftueshme për njeriun gjatë dimrit. Gjithashtu duhet të ngrohen vetëm hapësirat ku qëndroni e jo edhe ato ku nuk qëndroni.
Izolimi i hapësirave të banimit është një hap tjetër i rëndësishëm që kursen rrymën që përdoret për ngrohje.
KESCO gjatë javëve në vijim do të lansojë edhe një fushatë senzibilizuese lidhur me kursimin e energjisë elektrike dhe përdorimin efiçient të saj, të cilën e ka titulluar: Deri n’800! Aty do të ofrohen shumë këshilla dhe informata rreth kursimit të rrymës. Rrini n’800!
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...
Nga transferimit tek Cluji, humbja e babait deri tek mosftes...