Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike KESCO ka ftuar të gjithë konsumatorët që furnizohen me energji elektrike që të lidhin kontratë të furnizimit me kompaninë
Përmes një njoftimi drejtuar mediave, KESCO ka apeluar tek të gjithë konsumatorët e vet që të paraqiten pranë zyreve të kompanisë, tek Kujdesi për Konsumatorë dhe ta kryejnë këtë proces, apo në të kundërtën mund të shkyçen nga rrjeti elektrik.
Njoftimi i plotë:
Të gjithë konsumatorët që furnizohen nga KESCO kanë obligim ligjor të lidhin\renovojnë kontratë
Të gjithë konsumatorët që furnizohen me energji elektrike nga KESCO e kanë obligim ligjor që të lidhin kontratë të furnizimit me kompaninë. Rregullimi I marrëdhënieve kontraktuale me furnizuesin është proces i thjeshtë dhe i lehtë për konsumatorët. KESCO ka filluar takimet dhe viztat me konsumatorët shtëpiakë dhe ata biznesorë për ti përditësuar të dhënat e tyre e njëkohësisht edhe duke i informuar mbi procedurat.
Në këtë aspekt, KESCO apelon tek të gjithë konsumatorët e vet që të paraqiten pranë zyreve të kompanisë, tek Kujdesi për Konsumatorë dhe ta kryejnë këtë proces. Kushdo që nuk e bën këtë brenda dy javorëshit që nga data e infomimit prej furnizuesit, në këtë rast KESCO-s, mund të shkyqet nga rrjeti elektrik. KESCO synon që të sigurojë shërbime më të besueshme përmes iniciativës për përditësim dhe rregullimit të marrëdhënieve kontraktuale me kompaninë.
Marrë parasysh rolin e rëndësishëm që kanë të dhënat e sakta dhe të përditësuara në sektorin e energjisë, KESCO po ndërmerr masa proactive për të rritur efikasitetin operacional, për të siguruar kënaqëshmërinë e konsumatorëve dhe për të mbështetur pajtueshmërinë rregullative. Misioni i KESCO-s është të ofrojjë zgjidhje të besueshme energjetike për konsumatorët duke nxitur kështu inovacionin dhe qendrueshmërinë në industri dhe mbajtja e të dhënave të sakta është thelbësore për t’u arritur këto qëllime./Arbresh.info
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...