Kërveshi: Gjykata Speciale ka kauzë politike

21:24 | 16 Mars 2018
Arbresh.info

Avokati Kujtim Kërveshi ka theksuar se Gjykata Speciale është politike, dhe gjykimet e këtij mekanizmi sipas tij, do të jenë politike.

Ai në emisionin “Përballje”, në “rtv dukagjini”, ka thënë se Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale kanë ardhur për shkak të brishtësisë të institucioneve ndërkombëtare dhe vendore, të drejtësisë që kanë vepruar në Kosovë.

“Nëse ne si shoqëri kemi qenë të ndjeshëm ndaj ish – ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë (UÇK) nuk kemi punuar për t’i faktuar krimet që janë bërë ndaj nesh. Por, çfarë ka bërë Serbia në raport me dëshminë e krimeve të supozuara të luftës në Kosovë. Nuk janë ndalur asnjë minutë për më deponu prova”, ka shtuar Kërveshi.

Ai ka thënë se Gjykata Speciale është themeluar në bazë të një supozimi që e ka bërë Dick Marty në Këshillin e Evropës, për tu thënë nga pala kosovare se tash kemi të bëjmë me një detyrim ndërkombëtar.

“Nuk i kuptojmë as detyrimet ndërkombëtare. Nëse ka një profesionist që thotë se ka detyrim ndërkombëtar nga një organizatë pjesë e së cilës nuk je, atëherë këtu bëhet fjalë për injorancë të madhe”, ka shtuar Kërveshi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme