Drejtori i televizionit T7 , Leonard Kerquki ka thënë se aktualisht ai dhe gazetari Ilir Mirena janë me gazetarin Valon Syla në QKUK, i cili u sulmua sonte nga tre persona ende të panjohur.
Kerquki ka thënë se Syla është në gjendje të mirë, ndërkohë që ka dhënë informacione mbi rrethanat e sulmit.
“Valoni është mirë. Unë e Iliri jemi me të në QKUK”, ka shkruar ai.
Ai ka thënë se policia i posedon të gjitha të dhënat e nevojshme.
“Si duket sulmuesit e kanë përcjell veturën e Valonit prej televioni e deri kur u ndal në Breg të Diellit. Policia i ka të gjithë të dhanat”, ka shkruar tutje ai.
Sipas Kerqukit, sulmi ndaj Sylës lidhet me profesionin e tij prej gazetari.
“Valoni u sulmu për shkak të profesionit të tij, për faktin që është gazetar dhe mbi të gjitha njeri i lire Valon Syla për mua është simbol i fjalës së lirë, është simbol i njeriut të pakompromis, i panënshtrueshëm ndaj askujt, ndaj asnjë grupi – sado i fuqishëm që mund të jetë ai”, ka shkruar në fund Kerquki.
Ndërkohë Arbresh.info ka kontaktuar policinë, por nuk ka marrë përgjigje.
Kujtojmë se gazetari Syla ishte sulmuar edhe më parë.
Në dhjetor të 2020, një bashkardhetar që jeton dhe vepron në perëndim, e kishte ndalur në rrugë duke e goditur në fytyrë, por pa lëndime.
Ky sulm fizik ndaj gazetarit Syla ishte ndërlidhur me shkrimet e tij lidhur ndaj mërgatës
lexo edhe:
https://www.arbresh.info/lajmet/sulmohet-fizikisht-gazetari-valon-syla-2/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...