Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se arrestimi i gjashtë shtetasve turq në Kosovë, për t’u dëbuar më pas në Turqi – ku ata akuzohen për gjoja terrorizëm, si pjesëtarë të lëvizjes së Fethullah Gylenit – ka qenë “aksident i Kosovës”.
Haradinaj ka thënë se Kosova ka bërë shumë përparime në rend dhe ligj, dhe se skandali me gylenistët “ka qenë një gabim, një aksident i Kosovës”.
Shefi i ekzekutivit të vendit ka thënë se ka biseduar me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas këtij rasti.
“I kam siguruar institucionet e BE’së, Uashingtonin, se ishte gabim”, ka thënë Haradinaj në RTV Dukagjini.
“I kam lutur ta mirëkuptojnë Kosovën në rrugën drejt integrimit në BE”, është shprehur Haradinaj.
Sipas tij, “nuk është e thjeshtë situata, por nuk duhet të dobësohemi në perspektivën para nesh”.
Ai ka thënë se i ka dhënë sinjal BE’së dhe SHBA’së se Kosova po e korrigjon gabimin e bërë.
“Veprimi i menjëhershëm, me shkarkimin e dy përgjegjësve të institucioneve të rendit, mendoj se ka qenë një sinjal i fortë për BE’në dhe Uashingtonin se Kosova ka bërë gabim dhe po e korrigjon”, ka theksuar Haradinaj.
Kalatë e Shkodrës dhe Lezhës me numër rekord vizitorësh përg...
Prishtina bëhet me thertoren e parë publike
Osmani tregon se takimet me qytetarët ishin pjesa më përmbus...
Zinedine Zidane po i kthehet futbollit në mënyrë të madhe, m...
Merr fund lidhja e çiftit të famshëm
“Fto një natë Lori dhe Sara Hoxhën”, Arbana Osmani i përgjig...