Një protestë paqësore është duke u mbajtur nga Shoqata Sindikale e Punëtorëve të N.P.L. Prishtina Parking Sh.A., pranë objektit të kësaj ndërmarrje.
Kjo protestë vjen si shkak i disa kërkesave nga kjo shoqatë të cilat nuk janë marrë parasysh duke filluar nga ngritja e pagës, pagesa e shujtës ditore.
Valon Sojeva – nënkryetar i shoqatës se Prishtina Parking tha se po kërkojnë rritje të pagës nga 100 euro.
“Sot kemi dalë në protestë kryesisht për paga të ulëta dhe shujtë ditore nga 5 euro të cilën po e kërkojmë Me qëndru në terren 8 orë pa bukë e pa ujë është shumë. Po kërkojmë rritje të pagës nga 100 euro, ish dashtë me qenë 250 euro për shkak të përgjegjësive që ne po i kryejmë, e bëjmë punën edhe të policisë, gjë që është shume e rrezikshme pasi që kemi pranuar kërcënime të çdo llojit”, tha ai.
Sojeva tha se i kanë dërguar email kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës dhe Bordit Drejtues dhe se po shpresojnë që do ia arrijnë qëllimit./Arbresh.info/
OKB thirrje urgjente për ndihma në spitalet në veri të Gazës
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare
Një drerë në shtëpi, Gjesti e Leo i hipin përmbi
Parashikimi i motit në Shqipëri
Man United i gatshëm të paguajë 180 milionë euro për tre loj...
Ganimete Musliu sot mban konferencë, s’tregon arsyen