Këshilli i Studentëve në Universitetin e Prizrenit të pa kënaqur me gjendjen në të cilën gjendet universiteti i tyre, kanë organizuar sot një protestë duke u futur me pankarta në duar brenda sallës së Rektoratit të këtij universiteti ku gjendeshin anëtarët e Këshillit Drejtues.
Përmes kësaj protesta ata kanë kundërshtuar ndërhyrjen e politikës brenda universitetit.
“Ky është veç aksion simbolik për ndërprerjen e mbledhjes, përfundimi i së cilës do ta dërgonte Universitetin në humnerë. Ne nuk do të ndalem deri në momentin kur politika të heqë dorë nga Universiteti ynë”, thuhet në reagimin e lëshuar nga Këshilli i Studentëve të këtij universiteti.
Studentët kanë bërë thirrje edhe për ministrin e Arsimit, Shyqyri Bytyqi, që të vizitojë Universitetin e Prizrenit për të parë nga afër gjendjen në këtë institucion.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...