Rreth 300 mësimdhënës kërkohet të zëvendësohen shkaku i problemeve shëndetësore.
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Rrahman Jasharaj, në një intervistë për arbresh.info ka thënë se kjo është një prej arsyeve që kërkuan shtyrjen e vitit të ri shkollor 2020-2021.
“Kemi diku 300 mësimdhënës të sëmurë qoftë nga kanceri, qoftë nga dializa dhe po i dërguam këta mësimdhënës, dhe po i preku koronavirusi për ta do të jetë me fatalitet. Ky grup mësimdhënësish nuk duhet të jetë në procesin mësimor, po pagën ta marrin njëjtë, dhe në vend të tyre të angazhohen mësimdhënës të tjerë të cilët janë në pritje”, ka deklaruar Jasharaj.
Ai ka kërkuar po ashtu që të testohen të gjithë mësimdhënësit para fillimit të procesit mësimorë.
“Ka mësimdhënës të cilët i kanë bërë edhe testet për shkak se kanë dashtë që ta dinë se ku janë, por ne kemi dhënë ide që të gjithë personelin mësimorë që mendohet të kthehen në shkollë të testohen”, është shprehur Jasharaj.
Për më tepër, ai ka deklaruar se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, duhet të sigurojë maska për nxënës dhe mësimdhënës, meqë bartja e tyre është obligative.
“Po maskat duhet barten. Maskat ish dashtë me i siguru shteti edhe për fëmijët edhe për personelin arsimorë. Pasi që ajo konsiderohet si mjet i sigurisë. Tash qeveria ka nda buxhet për MASHT-in dhe po them se Qeveria dhe DKA duhet të interesohen t’i sigurojnë maskat dhe për nxënës edhe për mësimdhënës, dhe mos të thuhet pas një jave, apo dy, që bëni si të doni dhe siguroni ju. Nuk na duhet një shkollë e tillë që nuk i siguron këto, dhe pikërisht për këtë po themi që të shtyhet për dy javë, dhe të shihet nga afër”, ka kërkuar Jasharaj.
Viti shkollor 2020/2021 do të fillojë më 14 shtator 2020 me thirrjen për të respektuar distancën, bartjen e maskave dhe pastërtinë./E.Haxhiu/arbresh.info/
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...