Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe Agjencia Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit mbajtën punëtorinë “Ndërtimi i kapaciteteve mjedisore mbi përdorimin e të dhënave në Kosovë”.
Ngritja e Kapaciteteve Mjedisore për përdorimin e të dhënave në Kosovë, komponenta e pestë synon që të ndihmojë Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) për të përmirësuar menaxhimin e qëndrueshëm të parqeve kombëtare në Kosovë, është thënë në këtë punëtori.
Hanna Berggren nga Agjencia e Mjedisit të Suedisë ka thënë se projekti do të lehtësojë një hyrje më të qetë në Bashkimin Evropian duke pasur parasysh kontekstin e acquis mjedisore të BE-së.
“IS0 1 synon të mbështesë AKMM-në në menaxhimin dhe zhvillimin e metodave për komunikim të brendshëm dhe të jashtëm të përshtatshme për organizatën e AKMM-së”, ka theksuar Berggren.
Kurse, drejtori i Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtarë “Sharri”, Bajram Kafexholli ka thënë se qëllimi i këtij projekti është ngritja e vetëdijes për zonat e mbrojtura të Kosovës në veçanti për parqet kombëtare.
“Qëllimi i saj ka qenë në ngritjen e vetëdijes për zonat e mbrojtura të Kosovës në veçanti për parqet kombëtare. Përmes kësaj fushate, ne kemi synuar të rrisim vetëdijesimin për rëndësinë e mbrojtjes dhe ruajtjes së parqeve tona kombëtare”, ka thënë ai.
Modestina Abrashi AMC prezantoi statistikat nga “Meta Data” në Facebook për fushatat vetëdijësues për parqet kombëtare ku ka arritur në 158 mijë reach në Facebook./rtk
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...