Çmimi i tarifave të ngrohjes qendrore për metër katror është i lartë dhe i papërballueshëm nga ana e qytetarëve. Kështu po konsideron asamblistja në Kuvendin e Komunës së Prishtinës nga radhët e AAK-së, Fiknete Bejta.
Tarifa për konsumatorët shtëpiakë janë 78 centë për metër katror dhe për ata komercialë dhe industrialë 97 centë për metër katror. Vendimi për këto tarifa është marrë nga Bordi i ZRrE-së dhe është duke u zbatuar prej Ndërmarrjes Publike”Termokos” nga data 15 tetor 2018.
“Këto tarifa janë të larta marrë parasysh edhe faktin që me fillimin e ngrohjes me avull nga KEK-u ,Termokosi ka shpenzime dukshëm më pak. Çmimi i tarifave të ngrohjes qendrore për metër katror nuk reflekton koston reale të krijimit të shërbimit. Bordi i ZRrE-së dhe Menaxhemnti i Termokosit duhet t’i rishikojnë këto tarifa”, ka thënë asamblistja Bejta.
Gjesti përshëndet familjen e tij, ka një premtim për ta
Therja me thikë në Lipjan, lëndohen katër persona – policia ...
Balluku: Shehaj politikë për të mbrojtur bizneset personale,...
Arrestohen tre zyrtarë të Federatës se Karatesë, dyshohet se...
Shkatoi telashe në bordin e një anije, 35 vjeçari vdes pasi ...
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...