Pesë nga pesëmbëdhjetë ministritë në qeverinë Kurti, do të drejtohen nga gratë. Ndërkaq, Kuvendi i Kosovës po ashtu drejtohet nga një grua. Kjo po vlerësohet pozitivisht nga njohësit e zhvillimeve politike. Por kërkojnë që të bëhet edhe më shumë, dhe kjo qeveri të njihet si qeveri për punësimin e grave edhe në sektorët e tjera.
Për herë të parë Qeveria e Kosovës përbëhet nga pesë ministre gra dhe për herë të para Kuvendi i Kosovës drejtohet nga një grua. Luljeta Demolli, drejtoreshë ekzekutive në Qendrën për Hulumtime dhe Studime Gjinore, në një prononcim për Radio Kosovën thotë se në qeverinë e re është arritur kuota prej 30 për qind, por vlerëson se do të duhej që kjo qeveri të përfaqësohej 50 me 50 në aspektin gjinor.
Cut: Luljeta Demolli: “Kjo qeveri do të duhej të jepte një shembull më të mirë dhe të përbëhej 50 me 50 të përfaqësimit gjinor, siç edhe e jep Ligji për barazi gjinore. Por megjithatë kemi një rritje për herë të parë 30 për qind të përfaqësimit të grave brenda qeverisë dhe kemi një kryeparlamentare dhe një nënkryetare grua për herë të parë.”
Demolli thotë se duhet pritur nga kjo qeveri që të punësohen sa më shumë gra edhe në sferat e tjera.
“Tetë për qind është punësimi i grave në Kosovë. Kjo qeveri do të duhej të njihej qeveri për punësimin e grave dhe të njihet si qeveri që sjell politika për avancimin e pozitës së gruas në Kosovë.”
E për analistin politik, Blerim Burjani, përfaqësimi i grave në Kuvend dhe në qeveri është lajm i mirë për të gjithë. Megjithatë, sipas tij, duhet të bëhet edhe më shumë që gratë dhe burrat të jenë të barabartë.
“Ka një progres në këtë legjislaturë dhe në këtë ekzekutive. Do të ishte mirë që në kuadër të emërimeve politike apo në kuadër të fushatave zgjedhore dhe përkatësisht në listat zgjedhore dot duhet të vinin femra që janë të përgatitura për të udhëhequr me dikaster përkatës.”
Përveç emërimeve në qeveri, në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, gratë siguruan 38 nga 120 ulëse sa ka Kuvendi i Kosovës. Shumica e grave deputete siguruan ulëset në kuvend përmes votave të fituara, pa pasur nevojë për kuotë gjinore.
Autor: Kosovare Gashi, Radio Kosova
Hamza takon ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, diskutojnë për ...
Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet për Ligjin e g...
SPAK njoftim zyrtar për Erion Veliajn, i përgjigjet për kall...
Drenusha e nevrikosur me Gjestin, shkak qasja e tij ndaj Xhe...
Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, cakton zgjedhjet p...
Ukraina dërgon 500 tonë miell në Siri