Anëtarë të Komisionit parlamentar për arsim po kërkojnë nga ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, që ta tërheqë vendimin për emërimin e anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim), Osman Ismaili. Vendimin për emërimin e tij, Bytyqi, e ka marrë më 2 korrik të këtij viti, shkruan sot Koha Ditore.
Emërimi është bërë në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ për kriteret dhe procedurat e emërimit të anëtarëve të KSHC-së. Sipas udhëzimit, MASHT-i publikon ftesë publike për nominimin e anëtarëve të KSHC-së. Megjithatë, për këtë pozitë Ministria nuk kishte shpallur ftesë publike.
Kryetari i Komisionit parlamentar për arsim, Ismajl Kurteshi, ka thënë se ministrit duhet t’i bëhet presion për ta anuluar këtë vendim. Kjo pasi, sipas tij, aktualisht Bordi konsiderohet me një anëtar të jashtëligjshëm.
“Unë i kam shkruar ministrit për këtë emërim, mirëpo,sipas tij, çdo gjë është në rregull. Faktikisht ministri nuk ka pasur të drejtë ta emërojë këtë person përderisa MASHT-i nuk ka bërë ftesë publike, por nuk është çudi, sepse ministri aktual ka bërë edhe shumë shkelje të tjera”, ka deklaruar ai.
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve