Kriza dhe rritja e çmimit të gazit në botë ka prekur edhe Kosovën, duke u bërë kështu edhe krizë gjeopolitike, shkruan arbresh.info.
Së fundi, nëpër pika të shitjes së derivateve në Kosovë Gazi është shitur rreth 0.70 euro, nga 0.50 euro sa sillej mesatarisht çmimi i gazit para pak javëve.
E se konsumtari mbetët më i dëmtuari në këtë mes nga “politikat” e ndryshme, për arbresh.info e paraqet edhe Selatin Kaçaniku, nga Shoqata e Konsumatori.
Sipas tij e gjithë kjo vjen nga mos strategjia e Qeverisë.
“Në këtë kohë kur po na kërcënohet një rritje enorme e çmimit të gazit, naftës dhe energjisë elektrike, Qeveria duhet ta ketë një strategji të vetëmbrojtjes dhe ky momentum nuk e pyet Qeverinë a dinë a nuk dinë, a donë a nuk donë, a mundet a nuk mundet, a ka a s’ka kapacitet e potenciale, në veçanti kur kemi të bëjmë me resurset humane, sepse vonesa po i arsyeton disa, që disa politikanë këtë gjeneratë po e quajnë gjeneratë praktikantësh”, shprehet Kaçaniku.
Kaçaniku tutje tha se Qeveria duhet të marrë masa dhe të krijojë një mbrojtjeje nga kjo rritje e çmimeve.
“Në fondin e rezervave shtetërore duhet të ketë fonde edhe për emergjente, por nuk ka. Jemi jashtëzakonisht të papërgatitur për çdo ndikim nga jashtë të çmimeve edhe më pak të përgatitur për ndikim nga brenda të çmimeve, e kjo dëshmon që ngritja e çmimeve aktualisht momentalisht në Kosovë bëhet për shkak të dëshirave, hireve, tekeve të prodhuesve, tregtarëve dhe shërbimeve, ndërsa qeveria nuk ka kallauzë për tu përball me ta, sepse merr vota prej tyre ose pretendon që merr vota prej tyre, ndërsa ne si qytetarë konsumatorë, si taksa pagues nga ku financohen qeveria, e ne për vetën tonë nuk kemi asgjë ani pse jemi kryesorët në të”, deklaroi Kaçaniku.
Sipas të dhënave në Doganën e Kosovës, importi i gazit është rritur në katër muajt e dytë të këtij viti në krahasim me katër muajt e dytë të vitit të kaluar.
Importi ka shënuar rritje për 2,19%, dhe taksa nga ky import ka shënuar rritje për 12,67%.
“Në periudhën raportuese 2020 – 2021 për IM4 (Importin e rregullt) i Gasit (LPG), kanë ndodhur këto ndryshime: Sasia (Ltr) ka shënuar rritje prej: 754.174,42 Litrash ose shprehur në përqindje 2,19% – Baza doganore ka shënuar rritje prej: 3.096.569,85 Euro ose shprehur në përqindje 54,86%, Total taksat kanë shënuar rritje prej: 446.565,76 Euro ose shprehur në përqindje 12,67%”, bëhet e ditur në të dhënat e doganës, shkruan arbresh.info.
Fadil Berjani nga Shoqata e Naftarve, për arbresh.info tha se rritja e gazit shkon paralel me rritjen e çmimeve për naftën.
Ai shprehë shqetësimin se Kosova është vendi i vetëm në rajon që aplikon akcizë për gaz, edhe pse në 98 për qind e rasteve përdoret në amvisëri.
“Rritja e çmimit të gazit është shumë normale kur ka rritje të derivateve pasi që pjesë e derivateve është edhe gazi. Të gjitha shtetet në rajon, Shqipëria, Serbia, Maqedonia janë të liruar nga akciza për gazë sepse gazi përdorët për amvisëri më së shumti, normal ne do të kërkojmë nga kryeministri Kurti që akcizën e gazit ta heq sepse nuk përdoret për automjete siç është përdor masë lufte, ku automjetet i kanë shndërruar me gazë më nuk ka. Shoqata e naftarëve ka bërë një hulumtim që 98%, gazi përdorët në amvisëri. Akciza e gazit në Kosovë është 15 cent”, deklaroi Berjani.
Sipas paralajmërimeve të ekspertëve, çmimi gazit natyror pritet të jetë më i larti këtë dimër në gjithë dekadën e fundit, të ndikuara nga mungesa e furnizimit të mjaftueshëm pothuajse në të gjithë evropën./S.D/arbresh.info/
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...