Qytetarët e Kosovës çdo vit e më shumë po rrisin përdorimin e automjeteve. Me këtë rritet edhe kërkesa për të importuar më shumë derivate të naftës.
Megjithë që ligjet dhe instrumentet që konsiderohen të mira në Kosovë për të kontrolluar derivatet e importuar, Shoqata e naftëtarëve të Kosovës, ka kërkuar që të shtohet kontrolli që çon në përmirësimin e kualitetit të naftës.
Sipas kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, nëse bëhet kontrollimi i naftës mund të krijohet një tregti e barabartë dhe një ekonomi më e sigurt në vend.
“Ne kemi kërkuar që cilësia të kontrollohet me rastin e importit dhe të jenë të barabartë të gjithë importuesit”, tha Berjani për RTK.
Përveç që nuk kontrollohet ai tha se bëhet vetëm leximi i dokumenteve dhe përshkrimi i analizave, e kjo po bëhet përmes trupave inspektuese, të cilët, po bëjnë falsifikimin e analizave.
Për këtë gjendje Berjani tha se dogana e Kosovës duhet të ndërmarrë masa për procesin e kontrollimit. “Dogana e Kosovës nuk ka staf e cila do të përshpejtonte punën e kontrollës”, tha ai.
Gjithashtu ai shtoi se nuk ka nevojë që për marrje të mostrave doganat e Kosovës të angazhojnë trupa inspektues. Ai tha se kanë kërkuar që të mos vazhdojë angazhimi i trupave inspektuese, por të bëhet largimi I tyre.
Për këto kërkesa Berjani njoftoi se u janë drejtuar Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), mirëpo këta të fundit, sipas tij, nuk kanë qenë të gatshëm për të vendosur një rregull.
Ai tha se përderisa nuk bëhet rregullimi i kontrollimit të cilësisë, vërtetimi me rastin e importit si dhe kthimi mbrapa i derivateve të cilat nuk janë konform, nuk mund të ketë cilësi të lartë të naftës.
Në anën tjetër, Lulzim Krasniqi këshilltar politik nga Ministria e Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, tha se të gjitha mostrat të cilat nuk kanë qenë konform standardeve të cilësisë, janë dërguar në gjykatë.
“Mostrat të cilat kanë qenë jo-konform udhëzimit administrativ për cilësinë e karburanteve të lëngëta të naftës, inspektorati i MTI-së të gjitha i ka dërguar në Gjykatë”, tha Krasniqi.
I pyetur se a ka pasur ndonjë rast në këtë vit që mostrat e marra nuk kanë qenë sipas standardeve, Krasniqi bëri me dije se nga 190 mostra 16 prej tyre kanë qenë konform standardeve. Sa i përket cilësisë së karburanteve që janë importuar në Kosovë, ai tha se viteve të fundit janë arritur rezultate të mira.
“Gjatë periudhës 2015-2017 janë shënuar rezultate të konsiderueshme në aspektin e cilësisë së karburanteve të cilat tregtohen në Republikën e Kosovës”, tha Krasniqi.
Kurse zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, bëri me dije se statistikat e importit të naftës dhe benzinës, tregojnë se ka rritje të importit të naftës në aspektin sasior si dhe në aspektin e mbledhjes së taksave me 15 milionë më shumë.
Kurse sa i përket koordinimit me institucionet e tjera dhe mos futjes së naftës kontrabandë dhe ikjes së kontrollës, Stavileci tha se dogana bashkëpunon ngushtë me inspektoratin e MTI-së në aspektin e kontrollit të cilësisë si dhe bashkëpunon ngushtë me policinë në aspektin e parandalimit të kontrabandës./arbresh.info/
Dokumentari i Toni Kukës, Hovenier: Përkushtimi i tij e vend...
Liderët botërorë mirëpresin armëpushimin në Liban
”A je ka do me m’rreh, a çka?”, Driloni pyet Anisën – kjo i ...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse ka ngrënë vetëm peshk dhe...
Reshje bore rekord në Seul/ Fluturime të anuluara dhe mijëra...
Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore