Pas deklarimeve të kryeministrit të vendit Albin Kurtit se është absurde që pagat minimale në sektorin privat të jenë më të ulëta se 350 euro ka reaguar Sindikata e Sektorit Privat e Kosovës.
Kjo Sindikatë mbështeti Kurtin, teksa tha që vendimi për rritjen e pagës minimale duhet të hyjë në fuqi më 1 maj.
Sindikata e Sektorit Privat e Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që deri më 1 maj të këtij viti të marrin vendim për rritjen e pagës minimale në 350 euro. Reagimi i kësaj sindikate erdhi pasi kryeministri Albin Kurti e ka konsideruar absurd faktin që pagat mesatare në sektorin publik janë mbi 500 euro, teksa ato në sektorin privat nën 350 euro.
Gjatë punëtorisë së organizuar nga Oda e Afarizmit e Kosovës para disa ditësh shefi i ekzekutivit pohoi se duhet bërë përpjeke për t’i ndihmuar prodhuesit vendorë. Për sa i përket pagës së lartë në sektorin publik, Kurti ka shtuar që nuk duhet të paraqesë joshje, pasi e nevojshme është siguria në vendin e punës, si dhe kontratat afatgjate, shkruan tutje “Zëri”.
Në ndërkohë, njohësit e çështjeve ekonomike vlerësojnë se rritja e pagës minimale në 350 euro do të paraqesë problem për bizneset. Kjo pasi që, sipas tyre, rritja e pagës në 250 euro është e pranueshme dhe nivel i mirë, teksa rritja në 350 euro paraqet problem.
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri