Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), ka reaguar pas aktakuzës lidhur me rastin e ndodhur në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë, kur një e moshuar rezidente në këtë shtëpi ishte keqtrajtuar fizikisht nga stafi i kësaj shtëpie.
QKRMT i ka bërë thirrje Prokurorisë Themelore në Pejë dhe Gjykatës Themelore në Pejë, që ta rishikojnë këtë aktakuzë dhe të rikualifikojnë veprën penale.
Sipas tyre dhuna e përdorur ndaj të moshuarës është bërë në institucion të licencuar nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe personat që kanë ushtruar dhunë ndaj të moshuarës kanë qenë të punësuara në atë institucion.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Pejë, ndaj tre infermierëve të kësaj shtëpie është ngritur aktakuza për veprën penale “Sulmi”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Bazuar në pamjet e publikuara në media shihej qartë përdorimi i dhunës dhe poshtërimi ndaj të moshuarës në ambientet e Shtëpisë së të Moshuarve në Pejë. QKRMT kishte kërkuar që veprimet ndaj të moshuarës të trajtohet si vepër penale: ‘Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike’ (neni 195), apo të ‘Torturës’ (neni 196) pasiqë veprimet ndaj të moshuarës kishin edhe elemente të torturës”, thuhet në reagim.
Po ashtu sipas QKRMT thuhet se shteti ka përgjegjësi për trajtimin me dinjitet ndaj personave që janë nën mbikëqyrjen e shtetit apo institucioneve të autorizuara nga shteti.
“Dhuna e përdorur ndaj të moshuarës, nuk mund të konsiderohet si sulm i zakonshëm pasi që ajo është shkaktuar nga persona zyrtarë, pra infermiere të Shtëpisë së të Moshuarve, gjë që janë përmbushur elementet e veprës penale ‘Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike’, e po ashtu është dashur të vlerësohen edhe veprimet që mund të konsiderohen si ‘Torturë’. QKRMT u bën thirrje institucioneve përkatëse për mbikëqyrje efektive të trajtimit të personave të vendosur në institucione të mbikëqyrura nga shteti, dhe ndërmarrjen të gjitha veprimeve për ndalimin e torturës dhe çdo forme tjetër të keqtrajtimit”, thuhet në reagim. /Arbresh.info/
lexo edhe:
Ngritet aktakuzë ndaj Aurona Pelajt dhe dy infermiereve tjera për rrahjen e të moshuarës në Pejë
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...