Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të premten ka përkrahur për procedim dhe ka rekomanduar miratimin në seancë plenare të Projektligjit Nr.05/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin 04/L-214.
Gjatë prezantimit të këtij projektligji nga kryesuesi i grupit të punës, Rexhep Selimi, u tha se ndryshimet në këtë projektligj janë si pasojë e detyrimeve që ka Ministria e Punëve të Brendshme dhe shteti i Kosovës në rrugën drejt integrimeve evropiane.
Zv/kryetarja e Komisionit, Ganimete Musliu, ka njoftuar anëtarët e Komisionit lidhur me vizitën që ajo kishte zhvilluar në komandën e doktrinës dhe stërvitjes së FSK-së, në Ferizaj.
Ajo ka theksuar se kërkesa e pjesëtareve femra të FSK-së ka qenë që ato të jenë të përfaqësuara në borde të gradimit dhe se asnjë sosh nuk është e përfshirë nëpër komisione të caktuara, për të qenë atashe ushtarak, andaj vlerësoi se duhet marrë parasysh kërkesat dhe vërejtjet e tyre.
Pas një diskutimi, Komisioni i rekomandoi ministrisë përkatëse dhe FSK-së që roli i femrave në institucione të sigurisë të jetë i një niveli më të lartë.
Një shqetësim tjetër që u ngrit nga anëtarë të Komisionit ishte edhe çështja e qëndrimeve politike të disa pjesëtarëve të FSK-së nëpër rrjetet sociale.
Gjatë këtij diskutimi, anëtarët e Komisionit kërkuan që t’i rekomandojnë Ministrisë së Punëve të Brendshme, që këtë çështje ta rregullojnë me legjislacion sekondar, në përputhje me ligjin në fuqi, që të respektohet ligji për garantimin e paanshmërisë politike.
Ndryshe, në këtë takim, Komisioni mori vendim që t’i drejtohet institucioneve të sigurisë, me theks të veçantë FSK-së dhe Policisë së Kosovës, që ta respektojë dhe sigurojë paanshmërinë politike të pjesëtarëve të këtyre institucioneve.
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...