Shoqata “Thirrjet e nënave” ka reaguar rreth temës për personat e zhdukur, të cilët 21 vjet pas luftës, kanë mbetur ende të varrosur nëpër varreza masive në Serbi.
Kryetarja e kësaj shoqate, Nesrete Kumnova në një konferencë për media,ka thënë se ka ardhur të kërkojë drejtësi, ndërsa ka kërkuar që në delegacionin e bisedimeve me Serbinë, të jetë edhe njëra nga këto nëna.
“Kërkoj me ngulm që në delegacionin e bisedimeve të jetë njëra nga nënat që me dëshmi e fakte, t’ua dokumentojmë delegacionit serb, krimet e bëra mbi shqiptarët. Heshtja nuk është përgjigje, prandaj sot jam këtu që t’u them se nëse ju e keni harruar luftën dhe humbjet në njerëz, ne nuk mund ta harrojmë, pasi çdo ditë për 21 vite me radhë, na mungojnë në sofrat tona”, ka thënë Kumnova.
Kumnova ka përmendur edhe deklaratën e Daçiqit, ka kërkuar që të mos mbyllen “bisedimet me Serbinë pa kthimin e trupave të personave të pagjetur”.
Sipas saj, kjo çështje duhet të jetë prioritet i shtetit të Kosovës dhe jo vetëm i familjarëve të të pagjeturve.
“Të mos mbyllen bisedimet me Serbinë ka kërkuar falje Serbia zyrtare për kirmet e bëra gjatë luftës në Kosovë. Kriminelët dihen me emra dhe mbiemra dhe ata duhet të gjykohen dhe dënohen për veprat e tyre kriminale”.
“I bëj thirrje presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, kryekuvendares Vjosa Osmani, kryeministrit Avdullah Hoti, që sa më parë të kushtëzojnë bisedimet me Serbinë në Bruksel dhe ta vendosin në radhë të parë çështjen e personave të pagjetur, zbardhjen e fatit të tyre dhe kthimin e eshtrave në Kosovë”.
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...