Kërkohet që monedha 2 euro të hiqet për një kohë nga qarkullimi

10:19 | 13 Dhjetor 2023
E.K

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agimi Shahini, ka kërkuar që të hiqet nga qarkullimi në për një kohë monedha 2 euro, kjo ngase bizneset nuk posedojnë aparatura të veçanta për identifikimin e parave metalike false.

Shahini i tha se Banka Qendrore në këtë rast do të duhej që të bënte më shumë në mënyrë që qytetarët t’i njohin ato.

“Ne duhet t’a dimë se Kosova nuk është prodhuese e monedhës, por importuese. Në kohët e fundit ka pasur disa raste të paraqitura qoftë dy euro, pesëdhjetë euro e të tjera, por që gjithmonë ka pasur falsifikim të parave përmes së cilave synohet fitimi i parasë pa punuar”.

“Ndoshta metoda më e mirë kishte me qenë që për një kohë të caktuar monedha dy euro të tërhiqet nga Banka Qendrore duke e larguar nga tregu, pasi që ne nuk kemi aparat identifikimi, që të njihet ose dallohet nga bizneset ose qytetarët. Kjo metodë kishte me qenë e përshtatshme, por edhe duke i bërë promovim më shumë nga Banka Qendrore që ta njeh qytetari më mirë në përgjithësi”, ka deklaruar Shahini.

Ai e ka mirëpritur iniciativën e Qeverisë për lansimin e Masës së Punësimit për Gratë e Mbijetuara të Dhunës.Shahini shtoi se Qeveria e vendit do të duhej të bënte më shumë në këtë drejtim, pasi që është një iniciativë praktike në mënyrë që këto gra të mos t’a ndiejnë vetën të stresuar pas gjithë atyre kohëve të vështira, raporton EO.

“Punësimi i grave të dhunuara është një iniciativë e mirë por e vonuar dhe është një iniciativë që promovon përkujdes ndaj kësaj kategorie, e cila vazhdimisht është tentuar që këtyre tu shtohet një vëmendje por asnjëherë e duhur jo”.“…mendoj që Qeveria e vendit do të duhej të bënte më shumë, edhe pse është një iniciativë praktike në mënyrë që ato të mos t’a ndijnë vetën të stresuar pas gjithë atyre kohëve të vështira që kanë kaluar ato”, deklaroi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme