Martesë e lirë ndërmjet dy personave pa përcaktuar gjini, është kërkuar që të përfshihet në kodin e ri civil.
Në diskutimin “Martesa, bashkëshortët dhe bashkimi civil në Kodin Civil modern të Republikës së Kosovës” , përfaqësues të shoqërisë civile thanë se kodi civil është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.
Sipas tyre, derisa akti më i lartë juridik i vendit, në nenin 37 lejon martesat e lira, këtë duhet ta përfshijë edhe Kodi Civil.
Të pranishmit kanë dhënë kritika për anëtarët e grupit punues për kodin civil, duke thënë se nuk i kanë marrë parasysh kërkesat e tyre.
“Ashtu siç edhe e përcakton Kushtetuta e Kosovës, martesat e gjinisë së njëjtë duhet të përfshihen në Kodin Civile, pasi që nuk mund të pritet ndryshimi i mentalitetit. Në këtë mënyrë mbrohet më shumë edhe komuniteti LGBTI”, ka thënë Alfons Benjamin Lentze, udhëheqës i projektit të BE-së.
Ekspertë të BE-së për Kodin Civil, thanë se Qeverisë i duhet ofruar opsioni për ligj që lejon martesat ndërmjet personave të gjinisë së njëjtë, sepse kjo, sipas tyre, do të ishte mundësi për gjeneratat e reja.
Por, Adrian Mehmeti nga Ministria e Drejtësisë, tha se Kodi Civil është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...