Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës me anë të një komunikate shpreh keqardhjen për humbjen e jetëve dhe lëndimeve të pësuara të popullatës shqiptare.
“Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës bën apel tek të gjitha Institucionet Shëndetësore relevante e veçanërisht Ministria e Shëndetësisë që të vë kontakt sa më të shpejtë me Institucionet Shëndetësore të Shqipërisë me qëllim të ofrimit të ndihmës së mundshme shëndetësore”, thuhet në komunikatë.
FSSHK-së thotë se në çdo kohë dhe çdo moment është e gatshme të ofrojë potencialin e vet njerëzor me qëllim të ofrimit të ndihmës për popullatën tonë.
“Ne po tentojmë që vazhdimisht të jemi në kontakt me sindikatat simotra nga Shqipëria me qëllim të grumbullimit të informatave të sakta”, thuhet në komunikatë.
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...