“Hidrocentralet të mos ndërtohen në rast se ndikojnë negativisht në jetën e qytetarëve “ Të gjeturat e raportit”, “Hidrocentralet në Kosovë, problemet dhe potenciali i tyre real”’ janë prezantuar të mërkurën nga Balkan Green Foundation dhe Instituti për Politika Zhvillimore.
Besfort Kosova, nga GBP gjatë prezantimit ka thënë se në vend hidrocentralet po ndërtohen ne zona te mbrojtura, shkruan arbresh.info
“Hidrocentralet në Kosovë kanë probleme te mëdha sepse po ndërtohen në parqe kombëtare dhe në zona të tjera të mbrojtura. Ne jemi organizate pro ndërtimit të hidrocentraleve dhe energjisë se ripërtërishme por jo në zona të mbrojtura sepse dëmet janë më të mëdha”, ka thënë Kosova.
Ndërsa Dardan Abazi ka thënë se nuk ka koordinim mes nivelin qendrorë edhe komunave për ndërtimin e hidrocentraleve.
“Ka një problem të theksuar në fushën e planifikimit të kapaciteteve që Kosova i ka në fushën e energjisë së ripërttishme. Është shqetësuese qe institucionet qëndrore të shpallin një investim strategjik, por, komuna është kategorikisht kundër”, ka thënë ai.
Abazi ka shtuar se duhet marrë qëndrimi i qytetarëve në rast se ndërtimi i hidrocentraleve ndikon drejtpërdrejtë në jetën e tyre.
“Ne rekomandojmë inspektime striktike në hidrocentrale sepse ato kompani që kanë marrë leje për ndërtim të tyre nuk kanë marrë leje për shkatërrim të ambientit. Duhet respektuar parimi kushtetues se në qoftë se investimet prekin drejtpërdrejt jetën e qytetareve atëherë duhet të marrim mendimin e qytetarëve e të ndalohen tërsishtë nëse është e nevojshme”, ka thënë ai.
Ata kanë propozuat që në të ardhmen të ketë një miks të llojeve të furnizimit me energji elektrike. Prezantimi ka përfunduar me premtime se do të bëjnë përpjekje përmes Qeverisë dhe mekanizmave të tjerë t’i shtynë përpara këto rekomandime./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...