Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI- së ka shqyrtuar Raportin për Mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë.
Kryetari i Komisionit Haxhi Shala, paraqiti disa rekomandime të këtij draftraporti. E ndër rekomandimet kryesore të këtij komisioni janë se Departamenti për Verifikim duhet të pavarësohet nga AKI-ja dhe të krijohet një agjenci e pavarur.
Po ashtu ky komision ka rekomanduar që Qeveria duhet sa më shpejt të procedojë ligjin e ri për klasifikim të informacionit dhe verifikim të sigurisë. Është rekomanduar që edhe deputetët anëtarë të komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së dhe Komisionit për Punë të Brendshme duhet t’i nënshtrohen verifikimit. E kjo pikë ka nxitur debat mes anëtarëve të këtij komisioni.
Deputetja e VV-së, Aida Derguti, tha se është e pakuptimtë , e papranueshme dhe konflikt interesi, që për sa kohë ky Departament ndodhet brenda AKI, anëtaret e komisionit, t’i nënshtrohet verifikimit nga ana e këtij Departamenti.
“Në momentin kur kjo rregullohet me ligj dhe kemi agjencion të pavarur, i cili merret me verifikimin, me proces të verifikimit, natyrisht që është e mundshme që edhe anëtarët e komisionit t’i nënshtrohen verifikimit. Përndryshe është e pakuptimtë dhe është konflikt interesi që për sa kohë ne e mbikëqyrim AKI-në, po i njëjti agjencion të na bëj verifikimin është konflikt i interesit. Mund të parashihet në të ardhmen kur kjo është veç e ndarë si agjencion i pavarur dhe bënë verifikimin për shumë institucione, përfshirë edhe AKI-në, përfshirë neve dhe institucionet tjera relevante, të kalojnë në proces të verifikimit. Por për sa kohë ky departament ndodhet brenda AKI, për mua është e papranueshme që komisioni për mbikëqyrje t’i nënshtrohet verifikimit nga ana e këtij departamenti”, tha ajo.
Ndërkaq Melihate Tërmkolli anëtare e këtij komisioni nga radhët e LDK-së tha se gjendja e zbatimit të këtij ligji është e mjerueshme. Sipas saj i vetmi institucion, që i ka plotësuar kriteret e zbatimit të këtij ligji dhe që është në funksion të plotë të zbatimit të këtij ligji është FSK.
“Një konstatim i përgjithshëm është gjendje e mjerueshme e zbatimit të ligjit për verifikimin e sigurisë, madje dhe në institucionet që janë shumë sensitive në drejtim të zbatimit të këtij ligji, siç është Ministria e Drejtësisë, MPB, siç janë ambasadat dhe shumë institucione tjera, përfshirë këtu dhe Kuvendin e Kosovës, përfshi madje dhe vet AKI-në. Në këtë kuptim mendoj se këto rekomandime duhet t’i rishikojmë të japim një pasqyrë shumë më reale dhe rekomandime shumë me serioze, për ndryshim të gjendjen që ne e kemi parë në terren. Një nga çështjet shumë të rënda për mendimin tim i cili ka qenë është suspendimi i punës se Departamentit të verifikimit, që është shkelje e plotë ligjore, e cila nuk ka guxuar të ndodh, por që ka ndodh. Ka ndodh madje me disa informacione të cilat te ne kanë ardhur ndryshe ndryshe nga krejt akteret që kanë qenë pjesë e një vendimi të till ë. E kanë thanë jo na ka thënë Qeveria, jo në qeveri ne s’kemi marrë vendim. Është suspendim arbitrar i një institucioni tepër të rëndësishëm, brenda qysh është paraparë aktualisht brenda AKI-së”, tha ajo.
Ndërkaq Milazim Haliti nga LDK tha se edhe anëtarët e komisionit duhet ta kalojnë procesin e verifikimit.
“Anëtarët e komisionit funksional për siguri dhe anëtarët e komisionit mbikëqyrës për AKI, duhet të kalojnë procesin e verifikimit të sigurisë dhe të pajisen me leje të sigurisë. Ne me këtë konstatim nuk po zbulojmë asgjë. Kjo është e paraparë si dispozitë e kërkon edhe ligji. Është çështje tjetër që ne vet nuk i jemi nënshtruar këtij procesi të verifikimit, se kryetari i Kuvendit nuk ka kërkuar për ne deputet që të jemi në këtë komision dhe komisionin e sigurisë që t’i nënshtrohemi këtij procesi”, tha ai..
Ndërkaq anëtari i Komisionit nga radhët e AAK-së Rrustem Berisha, kërkoi që edhe çështja e drejtorëve të AKI-së të rregullohet me ligj.
“Drejtorët e AKI-së të cilët e përfundojnë punën dhe që kjo çështje të rregullohet në të ardhmen e tyre me ligj, në kuptimin e pagave, sepse ata me vet faktin që janë emëruar në një institucion të tillë, janë njerëz të cilët kanë bagazh, kanë vlerë dhe kanë pasur qasje në informacione të klasifikuara. Dhe mendoj që shteti jonë duhet ta rregullon këtë çështje me ligj”, tha ai.
Deputetja Tërmkolli, kërkoi që komisionit t’i shtohen kompetencat për mbikëqyrjen e AKI-së, pasi që sipas saj deri tani ata nuk e kanë mbikëqyr këtë agjencion.
“Puna e parë që ne si Komision duhet me bë, është shtimi i kompetencave te komisionit dhe parlamentit në mbikëqyren e AKI[së. Ne nuk bëjmë mbikëqyrje të AKI-së. Ne nuk mbikëqyrim AKI-në, ne thjeshtë vetëm informohemi nga AKI-ja kurgja tjetër. Mbikëqyrje s’ka. Kompetencat, të komisionit për mbikëqyrje janë tepër të vogla”, tha ajo.
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...