Tashmë kur kanë mbetur vetëm edhe dy javë nga përfundimi i vitit, Qeveria e Kosovës ende nuk ka publikuar programin legjislativ për vitin 2018. Kjo, për shkak që Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar programin qeverisës 2017-2021, shkruan arbresh.info.
Sipas organizatave që merren me monitorimin e punës së Kuvendit dhe Qeverisë, programi legjislativ duhet të jetë përmbajtjesor dhe real, por nuk duhet të ketë edhe vonesa në miratimin dhe publikimin e tij.
Artan Murati, nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për arbresh.info se plani legjislativ i Qeverisë pothuajse çdo vit ka qenë voluminoz, por pavarësisht kësaj thotë se shumë ligje janë bartur nga viti në vit dhe nuk janë dërguar asnjëherë në Kuvend për t’u miratuar.
“Ne kemi parë në të kaluarën që plani i Qeverisë çdo herë është miratu dhe ka qenë voluminoz , shumë ligje të cilat kanë qenë të parapara për t’u trajtuar pastaj në Kuvend, mirëpo një numër i konsiderueshëm i atyre ligjeve, madje më shumë se gjysma e tyre asnjëherë nuk janë dorëzuar në Kuvendin e Kosovës, vetëm se janë bartur nga viti në vit. Për më tepër kemi parë që ka pas shumë plotësim ndryshime të ligjeve ekzistuese gjë që edhe kjo nëse e tejkalon 50 për qindshin e ligjeve në total atëherë është e rrugës të realizohet një projektligj i ri e jo të shkohet me plotësim ndryshim. Konsideroj që Qeveria e Republikës së Kosovës duhet ti ketë parasysh këto gjëra që kanë ndodhë më herët dhe problemet që i kemi parë në agjendën legjislative dhe të mundohet t’i evitoj sa më shpejtë”, ka thënë ai.
Sipas tij, Qeveria nuk duhet të vonohet në publikimin dhe miratimin e planit legjislativ për vitin 2018.
“Normalisht sa i përket miratimit dhe çështjes kohore unë konsideroj që është me rëndësi që plani legjislativ i qeverisë siç e thash të jetë përmbajtjesor dhe të jetë real, por edhe të mos vonohet shumë qeveria që me publiku dhe me e miratu sepse duhet të ndërmerren masa adekuate në mënyrë që të filloj qysh tani edhe përgatitja e dikastereve të cilat i sponsorizojnë ligjet, por edhe Kuvendit i cili ka me u marrë me këto ligje”, ka pohuar ai për arbresh.info.
Murati, ka folur edhe për çështjet me rëndësi për vitin 2018 e në të cilat duhet të fokusohet Qeveria.
“Pikë së pari konsideroj që janë disa prej ligjeve të cilat veç janë në procedurë tash e sa vite edhe nuk po arrihen të miratohen. Hap pozitiv është dërgimi i ligjit për Prishtinën në Kuvend i cili vetëm ka filluar të trajtohet nga Kuvendi, mirëpo normalisht janë edhe një numër i madh i ligjeve të cilat janë duke u përmendur vazhdimisht dhe janë pjesë e diskutimeve në publik mirëpo ende nuk janë trajtuar, si p.sh., është ligji për ushtrinë, është ligji për qeverinë, projekt kodi civil e kështu me radhë”, ka shtuar Murati.
Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet ta ketë prioritet edhe mirëqenien e qytetarëve dhe të shtyjë përpara agjendën legjislative e cila përkon me interesat por edhe me nevojat e kohës së qytetarëve.
Për këtë çështje Arbresh.info për dy ditë radhazi ka kërkuar përgjigje edhe nga Qeveria e Kosovës por se ata nuk kanë kthyer përgjigje në pyetjet e portalit./J.Zhuniqi/arbresh.info/
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe