Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj ka thënë se ndërkombëtarët duhet t’i bëjnë presion Serbisë për të treguar vendndodhjen e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, adresa e kërkimit është Beogradi.
“Adresa dihet dhe adresa kryesore p t’i kërkuar të pagjeturit është Beogradi dhe besoj që autoritet ndërkombëtare duhet të bëjnë ë shumë në këtë drejtim sepse vetëm ata mund ta detyrojnë palën serbe për të treguar për vendndodhjen e personave të zhdukur”, ka thënë ai.
Gjetaj, ka deklaruar se shpreson që në vitin që po hyjmë do të ketë ndryshime në radhë të parë të ligjit për personat e zhdukur por edhe bashkëpunim të akterëve që janë të involvuar në këtë çështje.
Ndërsa, këshilltari politik i kryeministrit Ramush Haradinaj, Jahja LLukaj, ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të angazhohen edhe më tutje në mënyrë që sa më shpejtë të zbardhet fati i të pagjeturve.
“Institucionet e Kosovës do të angazhohen edhe më tutje që s amë shpejtë të zbardhet fati i të pagjeturve. Nuk do të mungon angazhimi, ndryshimi i ligjit meqenëse shumica e familjarëve janë të prekur nga një nen i ligjit i cili u pamundëson marrjen e benificioneve”, ka thënë ai.
Lluka, shpreson që Qeveria shumë shpejtë do ta procedoj ligjin për marrjen e benificioneve për të pagjeturit nga familjet e tyre dhe se Kuvendi ta votoj këtë të fundit.
“Shpresoj që shumë shpejtë qeveria këtë ligj ta procedoj për në parlament dhe edhe parlamenti do ta ketë gatishmërinë që ta ndërroj ligjin dhe këto benificione t’i gëzojnë familjarët”, ka thënë ai.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...