Lëvizja Feministe Studentore ka mbajtur konferencë për media, ku u kërkua përjashtimi i Xhevat Krasniqit.
Blenda Asllani nga Lëvizja Studentore tha se sot çmimi vjetor për mungesë të etikës ia ndanë organit më joprofesional në Universitetin e Prishtinës, këshillit të Etikës.
“Këshillit, i cili ka histori me neglizhim, trajtimin joserioz të rasteve e me dënime skandaloze për shkeljet që konstaton, nuk i mjaftuan as 1 muaj e gjysmë kohë, as dëshmitë e palëve e as 3 seanca që shqyrtuan rastin për të përjashtuar 27 herë të denoncuarin për ngacmim seksual, Xhevat Krasniqi, duke e lënë kështu që lirshëm të ligjëroj në Fakultetin e Edukimit, ku shumica e studentëve janë vajza”, tha ajo para mediave.
Gjatë konferencës u theksua se kërkesat janë të qarta dhe në asnjë formë nuk do të tërhiqen nga ato, edhe nëse kjo nënkupton ndërrim të formës dhe mjeteve të protestës.
“Xhevat Krasniqi, për të cilin tashmë edhe Policia e Kosovës ka nisur hetimet, ka me u përajshtu prej UP=së, zgjidhje tjetër nuk ka”, tha Asllani./Arbresh.info/
Komuna e Prishtinës vendos pllakë përkujtimore të dëshmorit ...
Pheniani e mban sekret brenda vendit lajmit se ka dislokuar ...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do të ndryshojnë tempera...
Lonely Planet Italia: Në liqenet e Shqipërisë, një udhëtim i...
Moti sot i vranët