Rrjeti i Grave të Kosovës bëri të ditur se avokatja Fehmije Gashi Bytyqi ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit Mizahir Shabani nga udhëheqja e çështjes penale kundër Hilmi Zenës, gruaja e së cilit vdiq gjashtë vite më parë për shkak të hemorragjisë së vazhdueshme, tri ditë pas martesës.
RrGK thekson se kërkesa për përjashtimin e gjyqtarit Mizahir Shabani bazohet në dyshimet e arsyeshme në mos objektivitetin dhe paanshmërinë që ka shkaktuar gjyqtari në lidhje me rastin.
Lexoni të plotë reagimin e RrGK-së:
“Antigona Morina vdiq gjashtë vite më parë për shkak të hemorragjisë së vazhdueshme, tri ditë pas martesës. Bashkëshorti i saj, Hilmi Zena, përpos që nuk i kishte ofruar ndihmë mjekësore, ka përkeqësuar gjendjen duke vazhduar marrëdhëniet seksuale me të.
Me 18 mars 2018, nga mediumi Koha raportohet për skandalin e radhës të organeve të drejtësisë lidhur me trajtimin e rasteve të dhunës së ushtruar ndaj grave në Kosovë. Rasti karakterizohej me zhdukjen e dokumenteve zyrtare të ankesës nga ana e Prokurorit për rastin e Antigona Morinës. Po të mos ekzistonte presioni i raportimit nga mediat, por edhe nga familja, kjo viktimë do të harrohej nga drejtësia kosovare.
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), pas reagimit të dërguar mediave, me 23 mars organizoi protestën #DrejtësiPërAntigonën para objektit të Gjykatës në Rahovec duke kërkuar urgjentisht reagim adekuat të drejtësisë, ku dyshohej se Gjykata në Rahovec ka zhdukur ankesën e bërë nga Prokuroria pas vendimit i cili ka shpallur të pafajshëm të akuzuarin kryesor, Hilmi Zekën. Po ashtu RrGK kërkoi që sa më shpejt të adresohen edhe lëshimet për këtë rast meqë asgjësimi i shkresave zyrtare nuk paraqet vetëm përgjegjësi disiplinore por është vepër serioze.
Tutje, Gjykata e Apelit ka vendosur që rastin ta kthej në rigjykim. Për tu siguruar që familja e të ndjerës do të përfaqësohet drejtë RrGK, me përkrahjen e Agjencisë Austriake për Zhvillim, angazhoi përsëri avokaten Fehmije Gashi Bytyqi, si përfaqësuese e familjes së dëmtuar të Bislim Morinës.
Duke qenë se seanca e radhës është caktuar me 4 qershor, avokatja Bytyqi me 17 maj ka dërguar Gjykatës Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, kërkesën për përjashtimin e gjyqtarit Mizahir Shabani nga udhëheqja e çështjes penale kundër Hilmi Zenës. Kërkesa bazohet në dyshimet e arsyeshme në mos objektivitetin dhe paanshmërinë që ka shkaktuar gjyqtari në lidhje me rastin.
Ngritja e përgjegjësisë institucionale gjatë trajtimit të dhunës me bazë gjinore do të rrisë raportimin e këtyre rasteve, duke u siguruar të ketë drejtësi, mbrojtje dhe rehabilitim për rastet e dhunës me bazë gjinore. Duke ndëshkuar dhunën përmes dënimeve meritore për kryesit e veprave penale, institucionet e drejtësisë japin mesazhin e duhur se do të ketë zero tolerancë ndaj dhunës në familje dhe se krimet e tilla makabre do të marrin dënimin e merituar”.
Prandaj, përmes këtij shkrimi RrGK përsëri u bën thirrje institucioneve të drejtësisë të ndërmarrin vendimet e duhura në mënyrë që rasti të gjykohet drejtë dhe të rritet besimi i qytetarëve ndaj këtyre institucioneve. RrGK beson që vetëm me vendime të drejta organet e drejtësisë mund të ndikojnë në uljen e dhunës, respektivisht krimit”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...