Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione kanë mbajtur tryezën lidhur me çështjen e importimit dhe përpunimit të mishit në Kosovë.
Të pranishëm në këtë tryezë për të diskutuar për çështjen e mishit ishin përfaqësues të disa institucioneve dhe 6 përfaqësues të bizneseve vendore që bëjnë importimin dhe përpunimin e mishit.
Valdet Gjinovci, kryeshef ekzekutiv i Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë, tha se lidhur me çështjen e ngritur të mishit të ardhur nga Belgjika kemi informuar publikun për rastin i cili ka ndodhur më 2016.
“Mishi i cili ka qenë i ardhur nga Belgjika ishte prodhuar në vitin 2004 dhe kjo sasi është asgjësu në deponinë e mbetur në Prizren”, tha Gjinovci.
Gjinovci shtoi se në vitin 2016 janë asgjësuar 500 tonë produkte të mishit.
Kryetarja e Komisionit, Duda Balje tha se bizneset që shesin produkte të mishit apo të ciiltdo tjetër prodhimi, duhet të lajmërojnë inspektoratin në komunën e tyre, sepse ata kanë këtë detyrë që të kontrollojnë mallin i cili shitet te konsumatori, raporton Ekonomia Online.
“Ne nuk jemi kundër prodhuesve, jemi këtu vetëm të dimë kush ka shkelur të drejtat e njeriut me mishin e prishur, me gjithë respektin për prodhuesit, bizneset në Kosovë nuk kanë të drejtë të shesin produktin e prishur në treg”, tha Balje.
Fatos Islami nga Elkos Group tregoi për të pranishmit gjithë procesin e fazave të importit të mishit. Ai tha se në doganë kontrollohen të gjitha produktet dhe se nuk ka mundësi të hyjnë produktet e prishura brenda në vend.
Ai tha se kur të vijë kërkesa e mishit në kufi, inspektorët verifikojnë se a ka ardhur në kushte normale që duhet të bëhet ruajtja e atij malli dhe pastaj ata tregojnë se a lejohet importi i tyre në Kosovë apo duhet asgjësuar.
“Ka qenë një rast në Prizren, por neve na u është bërë e padrejtë sepse mishi nuk ka qenë në shitje, por në pjesën ku asgjësohet mishi”, shtoi Islami kur u pyet se nëse Elkosi Grup ka pasur ndonjë problem në lidhje me mishin e prishur.
“Asgjësimi u bë vitin e kaluar dhe ditën që i ka dalur afati, mishi është nda në hapësirën që bëhet asgjësimi dhe se është lajmëru në inspektoratin në Prizren”, tha Islami.
Islam Thaçi, inspektor i komunës së Prizrenit, tha se përkundër asaj që tha përfaqësuesi i Elkos Group-it, në komunën e Prizrenit nuk ka pasur asnjë kërkesë dhe shkresë nga ana e këtij biznesi për ndonjë mish të prishur, por ky problem është hetuar nga inspektorati në Prizren kur kanë shkuar në këtë institucion për të kontrolluar.
“Nuk ka pasur kurrfarë kërkese në komunën e Prizrenit dhe asnjë shkresë nuk ka qenë në raportin e inspektorit dhe kemi dëshmi që mishi është gjetur në frigorifer, po ashtu mishi është prishë edhe më herët sesa data e skadencës që ka qenë në pako të mishit”, tha Thaçi.
Thaçi shtoi se në Prizren gjatë kontrollës në Elkos Group ishte gjetur mish i prishur, por ky mish ishte i ardhur nga Polonia dhe jo nga Belgjika, ashtu siç edhe ka qenë skandali i mishit javë më parë.
“Kontrollat i kemi të rregullta dhe Prizreni është një zonë që ka prodhim më të madh si në mish edhe në qumështore, por nga Elkosi nga ka pasur asnjë kërkesë për të bërë konfiskimin e mishit”, tha Thaçi.
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...