Në mbledhjen e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media përpos ligjit për Prishtinën është duke u bërë edhe shqyrtimi i nismës legjislative të Komisionit për hartimin e Projektligjit për Radiotelevizionin e Kosovës.
Shqipe Pantina nga VV propozoi që përveç anëtarëve të Komisionit në grupin punues për hartim të ligjit të jenë përfaqësues të bordit dhe të sindikatës së RTK-së, përfaqësues të AGK e po ashtu edhe njerëz të universiteteve që janë ekspertë.
“Kjo listë mund të ketë edhe propozime të tjera por ajo çka po propozoj është që grupi punues të jetë sa i më gjere. Procesi i nismës së hartimit të projektligjit duhet të përfshijë të gjithë hisedarët”, ka thënë Pantina, shkruan arbresh.info.
E pajtimit me propozimin e Shqipe Pantinës ishte edhe Xhevahire Izmaku por nuk u pajtua me atë që pjesë e grupit punues nga RTK të jetë vetëm bordi por edhe menaxhmenti i RTK.
Milaim Zeka nga Nisma ka thënë se për këtë nismë duhet të marrin model ndonjë vend që ka pasur përvoja në këtë.
Ai ka thënë se në këtë grup punues do të dëshironte të përfshijë vetëm Sindikatën e RTK-së por ishte kundër përfshirjes së AGK-së duke thënë se këta të fundit nuk mund të bëjnë asgjë për këtë çështje.
Ndërkaq, Nait Hasani kryetar i Komisionit tha se sa më shumë organizata që do të përfshihen në këtë grup punues aq më pak mund të ecet përpara.
“Unë mendoj se nismat mos të mbesin vetëm nisma por të japim kontribut në këtë”, ka thënë ai.
/arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...