Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit për të dyshuarin Q.M., inspektor i Administratës Tatimore të Kosovës në Mitrovicë, pasi ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit“ nga neni 421 paragrafi 1 të KPRK, dhe për S.S., nga Novi Pazari, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Dhënia e ryshfetit“ nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Sipas Prokuroirisë, i dyshuari Q.M., inspektor i ATK në Mitrovicë, dyshohet se me datë 24 prill 2024, në parkingun e Terminalit Doganor në Mitrovicë, si person zyrtar në mënyrë të drejtpërdrejtë ka pranuar shumën e të hollave prej njëqindetridhjetepesë (135) euro, në mënyrë që të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare, shkruan Arbresh.info.
Ndërkaq, siç bën të ditur prokuroria, i dyshuari S.S., dyshohet se me qëllim të lehtësimit të procedurave për lirimin e mallit, i jepë dhuratë personit zyrtar shumën prej njëqindetridhjetepesë (135) euro, e gjithë kjo me qëllimin që i njëjti të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare.
“Seanca dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve pritet të mbahet ditën e premte, datë 26 prill 2024, pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë. “, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Arrestohet zyrtari i ATK-së bashkë me qytetarin që i dha ryshfet
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...