Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarit me inicialet S.A., nga komuna e Lipjanit, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasje në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 17 Janar 2020, rreth orës 04:20h pas mesnate, në fshatin Babush, komuna e Ferizajt, përkatësisht në kafiterinë “Berlini”, i pandehuri me dashje ka tentuar që ta privoj nga jeta të dëmtuarin K.I., ashtu që pas një mosmarrëveshje mes tyre, nxjerr revolen e kalibrit 7.72mm, me të cilën shtie gjashtë herë në drejtim të tij, duke e goditur me një plumb në këmbën e djathtë,me ç’rast i shkakton lëndime trupore, për shkak të cilave i njëjti kërkon ndihmë mjekësore fillimisht në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), me të cilën do të kryente veprën penale “Vrasje në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjithashtu, i pandehuri S.A.,në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët në Kosovë, ka poseduar pa autorizim revolen e kalibrit 7.62mm, e cila është sekuestruar nga ana e policisë, me të cilën do të kryente veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorixuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
I pandehuri S.A., gjendet nën masën e ndalimit që nga data 05 Mars 2020, ndërsa sot pritet që të mbahet seanca e paraburgimit para gjyqtarit të procedurës paraprake./arbresh.info/
Hoti: Serbia po tenton ta bëjë një aneks të deklaratës për t...
Mevlan Shaba flet pas daljes nga Big Brother: Çdo gjë është ...
Kurti: Unë nuk mund të imponoj Asociacion të komunave në Rep...
“Ti më jep forcë, e megjithatë je dobësia ime”, ...
Dardanët e nisin ndeshjen me gol, shënon Muharrem Jashari
Zarf gri dhe eleminim, sonte pritet një ‘prime’ i zjarrtë në...