Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shoferes e cila shkaktoi aksident me fatalitet të hënën.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë në Prishtinë, Laureta Ulaj.
“Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurës për shkak të veprës penale “Rrezikim i trafikut publik me fatalitet””, ka thënë Ulaj.
Kujtojmë se me 26.02.2024 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.
Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë./Arbresh.info
Lexo edhe:
Policia konfirmon vdekjen e këmbësorit, shoferja shoqërohet në stacionin policor
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...