Prokuroria Themelore e Prishtinës ka këkruar cakitmin e masës së paraburgimit ndaj mjekut S.D i cili u arrestua dje nën dyshimin për “marrje ryshfeti” në Qendrën Klinike Universitare (QKUK).
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.
“Lidhur me këtë çështje penale, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës kompetente, ndaj S.D., për shkak të veprës penale “Marrja e ryshfetit”, sipas KPRK-së”, konfirmoi Ulaj.
Sipas njoftimit të Policisë, tek i dyshuari janë sekuestruar një shumë e të hollave, një telefon celular si dhe pajisje të tjera mjekësore.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale marrje e ryshfetit. Nga i dyshuari në cilësi të provave janë sekuestruar një shume e te hollave, një telefon celular si dhe disa pajisje mjekësore”, thuhet në raportin e Policisë.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Arrestohet mjeku i QKUK-së, dyshohet për marrje të ryshfetit
Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar (ShSKUK) ku thonë se janë duke e përcjellë me vëmendje situatën dhe se do të ndërmirren të gjitha veprimet ligjore.
“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, me shqetësim ka pranuar lajmin se një mjek është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale, marrje e ryshfetit. Drejtoria e ShSKUK-së është duke e përcjellë me vëmendje këtë situatë dhe do të ndërmarr të gjitha veprimet ligjore. Shkelësit e ligjit nuk kanë vend në institucionet publike shëndetësore. Ftojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të raportojnë raste të parregullsive”, thuhet në reagimin e ShSKUK-së./Arbresh.info
Arrestimi i mjekut të QKUK-së për marrje të ryshfetit, reagon ShSKUK-ja
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...