Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ndaj të pandehurit me inicialet B.P., ka marrë Aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka paraqitur, kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet B.P., me parë e gjerë me dt.23.09.2024, rreth orës 21:10 në rr. Gasper Karaqi në Gjakovë, pa autorizim dhe me qellim shitje ka poseduar substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotik në atë mënyrë që Njësia e Trafikut përderisa ndodheshin në pikë kontroll, kanë sinjalizuar për t’u ndalur të pandehurin i cili po e drejtonte veturën VW Golf, ku i njëjti i është shmangur Njësitit të Trafikut, duke tentuar të ik përmes rrugës në drejtim të Gjakovës, shkruan Arbresh.info.
Tutje Prokuroria bën të ditur se policia kanë vazhduar në drejtim të tij dhe kanë arritur t’a ndalojnë, pasi që i njëjti është njoftuar për arsyen e ndaljes, është vërejtur një shqetësim tek i njëjti, për një moment ka marr dy qese të zeza dhe ka filluar të vrapoj në një distancë prej 300 metra i pandehuri ka hedhur qesen e madhe në sasi rreth 995 gr, narkotik, ndërsa qesen tjetër më të vogël në sasi prej 571 gr, ka vazhdu që ta mbaj në dorë, pasi është arrestuar është hapur qesja dhe është vërejtur se ka lënde të dyshuar për narkotik, në peshë të përgjithshme rreth 1 kg e 566 gram narkotik, të gjitha të sekuestruar.
Prokuroria thekson se me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par.1 të KPRK-së./Arbresh.info/
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...