Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit E.H., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’.
Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i arsyeshëm, se i dyshuari E.H., më 13 prill 2020, në një shtëpi të pabanuar në dalje të komunës së Vitisë, ka dhunuar të dëmtuarën e mitur të moshës 15 vjeçare, në atë mënyrë që duke shfryrëzuar pozitën e saj ka kryer marrëdhënie seksuale me të njëjtën kundër dëshirës së saj, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, transmeton arbresh.info.
Prokurori i rastit ndaj të dyshuarit ka kërkuar masën e paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, pasi ekziston rreziku i arratisjes dhe i ndikimit të e dëmtuara e mitur, ndërsa seanca për caktimin e masës së paraburgimit pritet të mbahet nesër, më 19 prill 2020, para gjyqtarit të procedurës penale./arbresh.info
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju