Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit B.D., për shkak të dyshimit të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokuroria ka theksuar se B.D. dyshohet se ka kryer veprën penale të trafikimit dhe posedimit të paautorizuar të substancave narkotike, duke shkelur rregullat e ligjit në lidhje me përdorimin dhe tregtimin e këtyre substancave të rrezikshme, shkruan Arbresh.info.
Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 12 Nëntor 2024 rreth orës 22:30, në shtëpinë e tij, në Kaçanik, i pandehuri B.D., ka poseduar pa autorizim dhe me qëllim shitje dhe shpërndarje substancë narkotike të dyshuar si marihuanë dhe një sasi kokainë, në atë mënyrë që me rastin e kontrollit nga njësia e policisë të DHTN-së në Ferizaj , në dhomën e tij janë gjetur një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 257.5 gram, tri qese najloni me substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë të përgjithshme 1.4 gram, një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 0.6 gram, substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 2.1 gram, qese najloni të zbrazëta për paketim të substancave narkotike si dhe dy peshore digjitale ngjyrë hiri dhe një peshore digjitale ngjyrë e zezë, të cilat janë konfiskuar nga ana e policisë.
Me këto veprime i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 267 paragrafi 1 të KPRK-së./Arbresh.info/
Edi i hedh kunja Gjestit: Burri që o burrë duhet me i peshu ...
Xheneta për Gjestin: Kur ka kajt për mua, me ka bërë krenare...
Gjykata Kushtetuese konfirmon një nga masat e sigurisë ndaj ...
Brazil, ish-presidenti akuzohet për “grusht shteti” kundër d...
Krasniqi për vdekjen e Sabri Popajt: Një shqiptar i rrallë, ...
Deklarata e Drenushës për Xhenetën, shkakton debat të zhurms...