Prokuroria Themelore në Ferizaj, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda, ka njoftuar se ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, nga Gjykata Themelore në Ferizaj, ndaj një të dyshuarit me iniciale A.G,. nga komuna e Vushtrisë.
Personi i dyshuar, me inicialet A.G, dyshohet për veprat penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi, të KPRK-së.
Detaje më shumë nga komunikata e plotë:
Ferizaj, 12 Prill 2024– Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit me iniciale A.G., nga komuna e Vushtrisë, për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se gjatë vitit 2022, i pandehuri i lartëcekur, ka kontraktuar një shumë jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër duke e shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të tij, në atë mënyrë që i dëmtuari S.B., është detyaruar që të marr para hua nga i pandehuri A.G., në shumë prej 60.000 euro, për të cilat ka paguar fajde në shumë prej 90.000, me këtë do të kryente veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 paragrafi 3 të KPRK-së.
Po ashtu, ndaj të njëjtit ekziston dyshimi i bazuar se me datë 13 Tetor 2022, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasuore për vete, në bashkëkryerje, kanë detyruar dëshmitarin, të veproj në dëm të pasurisë së tij, me këtë do të kryenin në bashkëkryerje veprën penale “Detyrimi” nga neni 328 paragrafi 2 të KPRK-së.
I pandehuri me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprat penale të lartëcekura./Arbresh.info/
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...