Google ADS

Kërkohet paraburgim ndaj katër personave që ju gjetë kokainë e marihuanë

08:59 | 25 Mars 2022
arbresh.info

Prokuroria Themelore në Prishtinë, konkretisht Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj të pandehurve A.H., E.Gj., Q.A. dhe E.Gj., në drejtim të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 267 lidhur me nenin 275 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Të dyshuarit fillimisht janë ndaluar me urdhër të prokurorit më 23.03.2022, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore në koordinim të plotë me Drejtorinë për Hetimin e Trafikimin me Narkotikë, derisa gjatë bastisjes dhe kontrollimit të objekteve të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar 2 kg 512 gr. substancë narkotike (marihuanë), 1 gr. substancë narkotike (kokainë), dy (2) peshore digjitale, katër (4) telefona celularë dhe 670 euro”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Prokurori i rastit është duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me këtë çështje penale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme