Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prizren, kundër të pandehurve S.K., D.S., G.P., dhe L.B. për shkak se më 12 qershor kanë qenë të përfshirë në vjedhjen e një marketi.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se në rrugën “Besim Shala” në Prizren në marketin në fjalë i kanë vjedhur 600 euro.
“Sipas kërkesës së prokurorisë, me datë 12.06.2022 rreth orës 21:35 në rrugën “Besim Shala” në Prizren, saktësisht në një market pronë e të dëmtuarit G.B., nga fshati Hoqë e Qytetit, në bashkëkryerje përmes armës, përdorimit të forcës dhe kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër – të dëmtuarave Y.B., dhe F.V., (punëtore të marketit në fjalë), me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, në atë mënyrë që futen në market, me ç’rast i pandehuri S.K., ia drejton armën e zjarrit – pistoletën punëtoreve të marketit, derisa i pandehuri G.P., së bashku me të pandehurit L.B., dhe D.S., shfrytëzojnë momentin e volitshëm, me ç’rast arrijnë t’i marrin nga arka e marketit shumën e parave prej 600 euro ) dhe largohen nga vendi i ngjarjes në drejtim të rrugës së Nashecit”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...