Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka kërkuar paraburgim në Institucionin e kujdesit shëndetësor ndaj të pandehurës Q.B., e cila kishe sulmuar bashkëshortin e saj me thikë, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Sipas komunikatës e dyshuara me me dashje ka tentuar që ta privoj nga jeta tani të dëmtuarin, bashkëshortin e saj B.K., përcjellë arbresh.info.
“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i arsyeshëm se e pandehura Q.B., me datë 07 Shkurt 2022, në Ferizaj, përkatësisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, me dashje ka tentuar që ta privoj nga jeta tani të dëmtuarin, bashkëshortin e saj B.K., në atë mënyrë që e njëjta e sulmon me një mjet të përshtatshëm për shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor- thikë, duke e goditur një herë në pjesën e qafes, ku si pasojë të dëmtuarit i shkaktohen lëndime trupore, për shkak të të cilave detyrohet të kërkoj ndihmën mjekësore fillimisht në Qendrën Emergjente në Ferizaj e më pas edhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, me të cilën ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatë./arbresh.info/
Lexo edhe
Ferizaj, arrestohet gruaja e cila sulmoi me thikë bashkëshortin
Kurti viziton sot DOKU.TECH
Franca me ndihmë për Libanin në vlerë prej 100 milionë euros...
Sot mbahet seanca për fjalën përfundimtare ndaj Bedri Krasni...
Kosova ngritet për tri pozicione në ranglistën e FIFA-s
Punëtorët e KEK-ut kërcënojnë: Nëse nuk plotësohen kërkesat ...
Mbrojtësi i viktimave kërkon ta marrë në pyetje Ibishin: Ka ...