Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton se ka paraqitur kërkesën në Gjykatën Themelore në Gjakovë ndaj dy të pandehurve me inicialet Gj.P dhe P.I, për caktimin e masës së paraburgimit me kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Të pandehurit dyshohet se me datën 10.08.2024 rreth orës 23:20 në Gjakovë, kanë sulmuar fizikisht një zyrtarë policor, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, përcjell Arbresh.info
“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se me datë 10.08.2024 rreth orës 23:20 min, në Gjakovë, të pandehurit në bashkëkryerje dhe me dashje sulmojnë personin zyrtar në lidhje me detyrën zyrtare, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupor – të dëmtuarit zyrtarit policor M.S., në atë mënyrë që, natën kritike përderisa i dëmtuari kishte vërejtur se një person kishte dëmtuar një pasqyrë të motoçikletës që ishte e parkuar tek një lokal, i njëjti ju benë me dije që të ndalën, e me pas i’u prezantohet se është polic, me ç ‘rast të njëjti fillimisht i drejtohen me fjalë ofenduese dhe me pas që të dy të pandehurit e kapin për fyti të dëmtuarin e shtynë duke e përplasur për toke, duke tentuar që t’ia marrin armën zyrtare nga brezi, ku si pasojë e këtyre veprimet të dëmtuarit i shkaktojnë lëndime të rënda trupore. Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale, sulm ndaj personit zyrtar në bashkëkryerje nga neni 402 par. 6 lidhur me par. 2, dhe par. 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, njofton Prokuroria.
“Me datë, kohë dhe vend të njëjti të pandehurit duke vepruar në bashkëkryerje me përdorimin e forcës tentojnë të pengojnë personat zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtar dhe atë zyrtarët policor/të dëmtuarit E.G., A.H. dhe E.P., në atë mënyrë që derisa të dëmtuarit ishin në detyrë zyrtare, përkatësisht pas pranimit të informatës nga baza lidhur me rastin e lartcekur, pasi të njëjtit i përgjigjen rastit dhe të pandehurve u bëhet me dije se janë të arrestuar të njëjtit refuzojnë dhe vazhdojnë duke rezistuar pengojnë arrestimin e tyre. Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale, pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare në bashkëkryerje nga neni 401 par. 5 lidhur me par. 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...