Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se më 17.08.2021, rreth orës 17:25, prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda është njoftuar nga Policia e Kosovës-Njësiti Anti-Drogë, se janë në përcjellje të disa personave të cilët dyshohen se janë duke transportuar substanca narkotike, ashtu që, në momentin e njoftimit të njëjtit kanë qenë në pritje në fshatin Komoran, komuna Gllogovc, për ndërmarrjen e veprimeve konkrete procedurale.
Rreth orës 17:48, është njoftuar prokurori kujdestar nga Policia e Kosovës se kanë ndaluar një veturë, në të cilën janë zënë të dyshuarit dhe me rastin e kontrollimit të kësaj veture kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 31 kg substancë narkotike (e llojit marihuanë).
Policia e Prishtinës në bashkëpunim me Policinë e Pejës, duke vepruar sipas autorizimeve të Prokurorit të Shtetit, si dhe në koordinim me Prokurorinë e Pejës dhe Gjykatën Themelore në Pejë, është urdhëruar masa e kontrollit të shtëpive dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit B.S., me ç’ rast është sekuestruar një veturë e tipit “Mercedes”, e cila dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës penale, po ashtu, është sekuestruar një veturë e tipit “Toyota Land Cruiser” (me targa të Shqipërisë), një veturë e tipit “Passat”, në të cilën është gjetur substancë narkotike, dy telefona, 1050 dhe 1350 lekë.
Me aktvendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar të dyshuarit me inicialet A.M., (shtetas i Shqipërisë) dhe B.S., (shtetas i Kosovës), në kohëzgjatje prej 48 orësh, në drejtim të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 269 të KPRK-së, si dhe ndaj të njëjtëve është paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Prishtinë./arbresh.info/
Policia konfiskon 31kg substancë narkotike në Drenas, arrestohen dy persona
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...