Google ADS

Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për veprën penale lëndim i rëndë trupor

16:06 | 6 Korrik 2021
A. B.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në Gjykatën kompetente në Gjakovë, dega Malishevë, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy të pandehurve, U. L, dhe F.M., me dyshimin e bazuar se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, nga neni 186 paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1, nen paragrafin 1.3, lidhur me nenin 31, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria njofton se rasti ka ndodhur më 02 korrik 2021, në fshatin Senik, Komuna e Malishevës, pas një mosmarrëveshje paraprake mes dy të dyshuarve U.L., dhe F.M., dhe të dëmtuarit D. Sh.

Të njëjtit, përderisa ishin në një restorant, i dëmtuari është larguar me automjetin e tij, dy të pandehurit e kanë ndjekur me automjetin e tyre, dhe pasi kanë arritur pikërisht tek varrezat e fshatit i dalin para duke ia bllokuar rrugën, dhe pastaj dalin nga automjeti duke e goditur atë me shkop bejbolli , dhe grushte në kokë e pjesë të ndryshme të trupit. Kështu, të dëmtuarit i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore, i cili është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurve U. L, dhe F.M., ka bërë kërkesën për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim nga data 05 korrik 2021. /arbresh.info/

Të ngjashme